Tite tregon pse Brazili po kryen përgatitjet për Kupën e Botës në terrenin e Juventusit

Futboll

Tite tregon pse Brazili po kryen përgatitjet për Kupën e Botës në terrenin e Juventusit

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 22:44
Tite

Kombëtarja e Brazilit po përgatitet për Kupën e Botës “Katar 2022” në terrenin stërvitor të Juventusit dhe trajneri i tyre.

Tite shpjegoi pse ka zgjedhur të përgatitet në Torino, konkretisht në terrenin stërvitor të Juventusit, Continassa.

“Ne kemi një udhëzues në përgatitjen e ekipit brazilian, ne gjithmonë përpiqemi për përsosmëri. Dhe këtu është çështja e përgatitjes për një Kupë Bote në një vend të klasit të lartë.

Qendra stërvitore e Juventusit e ofron këtë, përveç lehtësive logjistike”, tha përzgjedhësi i Brazilit.

Brazili do të shfrytëzojë gjithashtu “J-Hotel”, që gjithashtu është në pronësi të Juventusit. Ai është ngjitur me terrenin e tyre të stërvitjes dhe ka qasje të drejtpërdrejtë në fushë.

Ekipi i Brazilit do të qëndrojnë në “J-Hotel” deri më 20 nëntor, kur do të udhëtojnë për në Katar.

Brazili është në Grupin G, bashkë me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat