Burruchaga e kujton Maradonën: Ky është Botërori i parë pa të

Futboll

Burruchaga e kujton Maradonën: Ky është Botërori i parë pa të

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 12:08
Burruchaga e kujton Maradonën: Ky është Botërori i parë pa të

Jorge Burruchaga e ka kujtuar legjendën e futbollit botëror, bashkëlojtarin e tij te Argjentina, Diego Armando Maradonën.

"Ky është Botërori i parë pa të. Ai është një legjendë unike, futbolli ka humbur thesarin e tij më të vlefshëm. Por unë e ndjej praninë e tij këtu mes nesh", ka thënë ai për "La Gazzetta dello Sport".

Burruchaga ka folur për relacionin e tij me Maradonën. 

"Nuk mund të them se ishim miq të ngushtë, ndoshta kishim një lidhje më të ngushtë në fushë sesa jashtë saj, por e respektuam njëri-tjetrin. Hera e fundit që folëm ishte disa muaj para vdekjes së tij”, ka kujtuar ai. 

Argjentina, ani se e favorizuar për ta fituar Botërorin "Qatar 2022", nuk e ka nisur mirë fushatën, pasiqë në ndeshjen e parë ka pësuar humbje nga Arabia Saudite. Ndeshjen e radhës Argjentina e zhvillon me Meksikën..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat