Theo vendimtar te Franca

Futboll

Theo vendimtar te Franca

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:06
Theo vendimtar te Franca

Franca siguroi kualifikimin përballë Danimarkës, me sfidën që u mbyll me rezultatin 2-1, duke u bërë kështu përfaqësuesja e parë e kualifikuar për fazën me eliminim direkt.

Kylian Mbappe ishte njeriu lider i “Gjelave”, por përcaktues u shfaq përsëri Theo Hernandez.

Mbrojtësi i Milan, luajti ndeshjen e dytë në këtë Kupë Bote, ndërsa dhuroi asistin e dytë ndaj Danimarkës.

Nuk është vetëm ky lajmi, pasi mbrojtësi 25-vjeçar numëron tashmë 6 asist në 9 ndeshje me Francën, duke rrëmbyer vëmendjen, por edhe duke fituar kredite për një “fanellë” titullari të padiskutueshëm të Kampionët e Botës.

Mbrojtësi gjithashtu ka shënuar një gol në 9 ndeshje, atë përballë Belgjikës në Nations League më 7 tetor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat