Luis Enrique e përfshin në formacionin ideal edhe sulmuesin e Kosovës

Futboll

Luis Enrique e përfshin në formacionin ideal edhe sulmuesin e Kosovës

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 17:21
Ilustrim

Vedat Muriqi po shkëlqen në La Liga këtë sezon.

Sulmuesi i Kosovës numëron 8 gola dhe një asist në kampionatin spanjoll me Mallorcan, ndërkohë që në 14 javët e para vetëm Robert Lewandowski i Barcelonës (13) ka shënuar më shumë gola se 28-vjeçari nga Prizreni.

Performancat fantastike të Muriqit me skuadrën ishullore, kanë surprizuar për mirë edhe Luis Enrique-n, i cili ka një simpati të madhe për bomberin dardan, aq sa e ka zgjedhur si një nga sulmuesit e preferuar në “La Liga Fantasy”.

Një tifoz e ka pyetur trajnerin e kombëtares spanjolle se cilët janë sulmuesit e tij në lojën virtuale. Ata janë katër: Robert Lewandowski (Barcelona), Vedat Muriqi (Mallorca), Rodrygo (Real Madrid) dhe Iago Aspas (Celta Vigo), ndërkohë që trajner ka zgjedhur Xavin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat