28 Nëntori shënohet me aktivitet të grupmoshave të reja

Futboll

28 Nëntori shënohet me aktivitet të grupmoshave të reja

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:33
28 Nëntori shënohet me aktivitet të grupmoshave të reja

Federata e Futbollit e Kosovës për nder të festës së 28 Nëntorit, sot, në Kampin Nacional në Hajvali, e ka organizuar një aktivitet me grupmoshat e reja, i cili në të ardhmen synon të shndërrohet në festival të futbollit për fëmijët me pjesëmarrje të ekipeve nga të gjitha trojet shqiptare.

Me këtë rast janë zhvilluar dy ndeshje, derisa nga afër ato i kanë ndjekur edhe presidenti Agim Ademi dhe anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi.

Në konkurrencën e djemve U15, Kosova VR ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit, me rezultat 5:1, derisa në konkurrencën e vajzave U17, 2 Korriku ka realizuar fitore ndaj Rilindjes, me shifrat 4:1.

Në fund, ekipeve fituese trofetë ua ka ndarë Vjollca Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat