Uruguai i pafat, Portugalia kualifikohet në të tetën e finales

Futboll

Uruguai i pafat, Portugalia kualifikohet në të tetën e finales

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 nëntor 2022 Në ora: 19:43 Përditësuar në ora: 21:54 më 28.11.2022
Pamje nga ndeshja

Bruno Fernandes, shënues i dyfishtë

Portugalia falë fitores ka siguruar vendin e parë në Grupin H dhe është kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll.

Franca, Brazili dhe Portugalia, deri me tash kanë siguruar kualifikimin.

Portugezët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Uruguait, në kuadër të xhiros së dytë.

Grupi H

Portugalia - Uruguai 2:0 
Koreja Jugut – Gana 2:3 

Tabela

1. Portugalia    2    2    0    0    5:2    6
2. Gana    2    1    0    1    5:5    3
3. Koreja e Jugut 2    0    1    1    2:3    1
4. Uruguai    2    0    1    1    0:2    1

Uruguai i pafat, pati rast dhe një gol ia mohoi shtylla.

Në minutën e 32-të, Rodrigo Bentancur (Uruguai) me një veprim të çmendur, kalon dy mbrojtës dhe godet para portierit Diogo Costa por ky i fundit bën një pritje të shkëlqyeshme.

Në minutën e 54-të, Bruno Fernandes, jashtë 16-shit, ka dërguar një. goditje mjeshtërore duke shënuar në këndin e majtë të portës së Uruguait, 1:0 për Portugalinë. 

Në minutën e 75-të, Maximiliano Gomez (Uruguai) goditi nga 17-18 metra, por shtylla e majtë ia mohoi golin!

Luis Suarez në minutën e 78-të nga afërsia, nuk shënon në portën portugeze.

Gjithçka u vulos në minutën e 90+3, Bruno Fernandes shënon nga penalltia, 2:0. 

Fernandes në minutën e 90+3 godet shtyllën e djathtë të Uruguait.

Portugalia kryeson me 6 pikë, pasojnë Gana 3, Uruguai 1 dhe Koreja e Jugut 1 pikë.

Më 2 dhjetor do të takohen: Koreja Jugut – Portugalia (16.00) dhe Gana – Uruguai (16.00).

Portugalia -Uruguai 2:0
Shënues: Bruno Fernandes (54', 90+3’ – nga penalltia).
Kartona të verdhë: Neves, Joao Felix, Dias - Bentancur, Olivera.

Portugalia: Diogo Costa - Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes (Guerreiro 42') - Ruben Neves (Leao 69}), Bernardo Silva, William Carvalho (Palhinha 82'), Bruno Fernandes, Joao Felix (Vitinha 82') - Cristiano Ronaldo (Ramos 82').

Urugiao: Rochet - Gimenez, Godin (Pellistri 62'), Coates - Varela, Olivera (Vina 86'), Bentancur, Fede Valverde, Vecino (de Arrascaeta 62') - Cavani (Suarez 72'), Darwin (Maxi Gomez  72').

Portugalia me tre pikë të reja

(E plotësuar) - Gjithçka u vulos në minutën e 90+3, Bruno Fernandes shënon nga penalltia, 2:0. 

90' Fundi i takimit. Penallti për Portugalinë.

87' Pak minuta lojë.

81' Ndeshja po shkon drejt fundit, Uruguai po sulmon.

78' Luis Suarez nga afërsia nuk e tunfi rrjetëne  portugezëve.

77' Joao Felix, karton i verdhë.

75' Maximiliano Gomez (Uruguai) goditi nga 17-18 metra, por shtylla e majtë ia mohoi golin!

Portugalia -Uruguai 2:0

Shënues: Bruno Fernandes (54', 90+3 - nga penalltia).

Kartona të verdhë: Neves, Joao Felix - Bentancur, Olivera.

Portugalia: Diogo Costa - Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Nuno Mendes (Guerreiro 42') - Ruben Neves (Leao 69}), Bernardo Silva, William Carvalho (Palhinha 82'), Bruno Fernandes, Joao Felix (Vitinha 82') - Cristiano Ronaldo (Ramos 82').

Urugiao: Rochet - Gimenez, Godin (Pellistri 62'), Coates - Varela, Olivera (Vina 86'), Bentancur, Fede Valverde, Vecino (de Arrascaeta 62') - Cavani (Suarez 72'), Darwin ( Maxi Gomez  72'}.

65' Portugalia po luan mirë.

59' Portugaia me fitore sigurom kalimin tutje.

54' Bruno Fernandes ka shënuar gol të bukur pas një goditje nga distanca, 1:0 për Portugalinë.49' Lojë e fortë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45' Tre kartona të verdhë në pjesën e parë: Neves - Bentancur, Olivera.

44' Duket se pa gola do të mbyllet pjesae parë.

42' Guerreiro futet në lojë në vend të Mendes.41' Lojë me ritëm të lartë.

35' Nuk ka gola.

32' Rodrigo Bentancur (Uruguai) me një veprim të çmendur, kalon dy mbrojtësit dhe godet para portierit. Diogo Costam por ky i fundit bën një pritje të shkëlqyer.

27' Pa raste deri me tash.

24' Ronaldo i rrezikshëm.

21' Ronaldo duket mjaft energjik.

17' Lojë me ritëm të lartë.

14' Portugalia e kërkon golin me ngulm.10' Edhe më tej pa gola.

8' Kartoni i parë i verdhë, Bentancur.

4' Portugalia po shfaqet e rrezikshme.

1' Fillon ndeshja.

Ndeshja e fundit e Grupit H në kuadër të xhiros së dytë të Kampionatit Botlror.

Portugalia apo Uruguai?

Portugali-Uruguai është dueli më i bukur i ditës së sotme në Katar 2022. Luzitanët e nisën Botërorin me fitoren 3-2 ndaj Ganës, ndërsa dy herë kampionët e botës nuk shkuan më shumë se barazimi i bardhë ndaj Koresë së Jugut në debutimin në Katar.

Sonte luhet një finale e parakohshme në “Lusail Iconic Stadium”, aty ku të dy skuadrat do të tentojnë maksimumin e pikëve. Trajnerët Fernando Santos dhe Diego Alonso kanë zgjedhur titullarët e kësaj përballjeje.

Skema taktike është e njëjta: 4-1-2-3. Dy ndryshime në mbrojtje te Portugalia, repart ku do e nisin nga minuta e parë “veterani” Pepe në qendër dhe Nuno Mendes në krahun e majtë.

Santos i ka besuar një fanellë titullari William Carvalhos. 30-vjeçari i Real Betis, do të luajë si shkatërrues, ndërkohë që në sulm konfirmohen Joao Felix, Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes, me Rafael Leaon që e nis përsëri nga stoli si ndaj Ganës.

Tri ndryshime në total edhe në formacionin e Uruguait. Trajneri Alonso ka ulur në stol dyshen sulmuese Luis Suarez dhe Facundo Pellistri, postet e të cilëve i zënë Edinson Cavani dhe Guillermo Varela. Trajneri ka bërë një modifikim edhe në prapavijë.

Në vend të Martin Caceres në krahun e djathtë, është spostuar Jose Maria Gimenez, vendin e të cilit në qendër të prapavijës përkrah kapitenit Diego Godin e plotëson Sebastian Coates i Sportingut të Lisbonës.

Luis Suarez ulet në stol

Luis Suarez ulet në stol ndaj “luzitanëve".

Portugalia do të përballet me Uruguain në ndeshjen e dytë në Botërorin e Katarit.

Luzitanët do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas asaj me Ganën, ndërsa Uruguai 3 pikëshin e parë pas barazimit pa gola me Korenë e Jugut.

Treshja e sulmit e përzgjedhur nga Santos është Ferndandez, Ronaldo dhe Feliks. Sulmuesi Luis Suarez e nis ndeshjen nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat