Japoni-Spanjë e drejton gjyqtari...

Futboll

Japoni-Spanjë e drejton gjyqtari...

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 19:25
Japoni-Spanjë e drejton gjyqtari...

Nisur nga emri i tij – Viktor Gomez – gjithkujt mund t’i shkojë mendja se bëhet fjalë për ndonjë portugez a brazilian. Por në fakt, Viktor Gomez, gjyqtari që do të vërë drejtësi në takimin mes Japonisë dhe Spanjës është nga Afrika e Jugut.

Ai ka lindur në Johanesburg dhe shumë shpejt pritet të mbushë 40 vjeç. Ai drejton në arenën ndërkombëtare që nga viti 2011-të, teksa debutoi në Kupën e Botës në suksesin 4-1 të Francës përballë Australisë. Por nëse është pak i njohur në Europë, krejt ndryshe ndodh me emrin e tij në Afrikë. Ai njihet nga një gjithë si një personalitet, ndonëse nuk i ka shpëtuar dhe përfshirjes në polemika, veçanërisht në Afrikën e Jugut, ku e kanë kritikuar për mënyrën e tij të arbitrimit.

Por famën më të madhe, Viktor Gomez e mori në vitin 2018-të, katër vjet të shkuara nga Botërori i Katarit. Si një nga gjyqtarët e elitës së Afrikës, ai u caktua të drejtonte takimin e vajtjes në kupën e kampionëve të Afrikës mes klubit Plato Junajtid (Nigeri) dhe USM (Algjeri). Teksa gjithçka bëhej gati të fillonte, gjyqtari Gomez komunikoi me federatën e Afrikës së Jugut duke i bërë me dije se i ishin ofruar 30 mijë dollarë për të manipuluar ndeshjen.

Menjëherë pas këtij njoftimi Federata Afrikano-jugore e Futbollit i doli në krah gjyqtarit të saj, duke e marrë si shembull kundër korrupsionit në futbollin afrikan. Nga hetimet e mëvonshme të bëra rezultoi se tentativa e blerjes së gjyqtarit ishte bërë nga kompanitë e basteve.

Nisur nga kjo situatë gjyqtari nga Afrika e Jugut kishte vendosur të largohej nga arbitrimi, por për pacenueshmërinë e figurës së tij, ai u mandatua të drejtonte finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2021 mes Senegalit dhe Egjiptit në Kamerun. Ndërkohë, që tani do të drejtojë dhe në Botëror, “një ëndërr fëmijërie” për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat