Partizani zbret sot në fushë

Futboll

Partizani zbret sot në fushë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:30
Partizani zbret sot në fushë

Partizani luan ditën e sotme në 14:00 me orën tonë ndeshjen e dytë miqësore në shërbim të fazës përgatitore, që po zhvillon në Antalia të Turqisë, përpara rinisjes së kampionatit më datë 11 dhjetor në një sfidë të vështirë ndaj Erzenit.

Ditën e sotme në kompleksin ku të kuqtë janë vendosur, përballë do të jetë një ekip shumë serioz si turqit e Sivaspor, që u përballën me Ballkanin në Ligën e Konferencës.

Ndryshe nga ndeshja e parë, në këtë sfidë Kolela pritet ta nisë me lojtarët kryesorë, por sigurisht që gjatë ndeshjes do të ketë rotacion.

Ndeshja pritet të transmetohet nga klubi në kanalin zyrtar në “Youtube” dhe në Partizani Channel në kanalin 216 në platformën “Tibo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat