Daliq për yllin e ri të Kroacisë

Futboll

Daliq për yllin e ri të Kroacisë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:36
Daliq për yllin e ri të Kroacisë

Ka një entuziazëm të madh në shtëpinë e Kroacisë për kualifikimin në 1/8-at e Kupës së Botës që po zhvillohen në Katar. Kroatët kanë kaluar grupin falë barazimit pa gola me Belgjikën.

Shumë nga meritat janë edhe të mbrojtjes që trajneri Daliç, në këto orë, ka dashur t’i thurë komplimente.

Në fakt, nga profili në Tëitter i kombëtares kroate, kanë ardhur fjalët e teknikut në lidhje me dyshen e qendërmbrojtësve Lovren dhe Gvardiol.

Pikërisht 20-vjeçari, aktualisht te Leipzig, është përkufizuar si më i miri në botë në rolin e tij. “Joshko Gvardiol është qendërmbrojtësi më i mirë në botë”, ka thënë Daliç.

“Mund të jemi krenar me të. Dejan Lovren është një mbështetje e madhe, brenda dhe jashtë fushës. Domagoj Vida ndihmon gjithashtu me këshilla të tjera. Jam i lumtur të shikoj sa mirë punojnë të gjithë bashkë”.

Fjalë të ëmbla ato të trajnerit që duket se ka një besim shumë të madh në repartin e tij mbrojtës. Do të shohim nëse paraqitjet e qendërmbrojtësve do të vazhdojnë të jenë po aq bindëse edhe në fazat e mëtejshme të Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat