Bayern 30 milionë euro për sulmuesin e Francës

Futboll

Bayern 30 milionë euro për sulmuesin e Francës

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:11
Bayern 30 milionë euro për sulmuesin e Francës

Bayern nis hapat konkret për të transferuar në Munchen, Marcus Thuram.

Sipas asaj që raportojnë mediat, kampionët e Gjermanisë do i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare autorit të 10 golave këtë edicion.

Bayern do i ofrojë një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon, diçka që duket se e ka joshur futbollistin e Borussia Monchengladbach.

Thuram është në fundin e kontratës dhe shumë klube kanë shfaqur interes për të, por Bayern ka kontaktuar agjentin e lojtarit në Katar për të mbyllur gjithçka parimisht.

Interi ishte një nga klubet që donte të arrinte te sulmuesi, por oferta prej 30 milionë eurosh që ka bërë Bayern natyrisht i prish disi llogaritë e zikaltërve, të cilët jo vetëm duhet të nxitojnë, por dhe të bëjnë një ofertë financiare më të mirë për të rivalizuar Bayern.

Thuram këtë edicion e ka gjetur 10 herë rrugën e rrjetës në Bundesliga me Borussia Monchengladbach, ndërsa edhe 3 herë ka festuar në Kupën e Gjermanisë ndërsa aktualisht është pjesë e Francës në Botëror, aty ku mori disa minuta në fitoren 4-1 ndaj Australisë. Lojtari duket i bindur për largimin dhe pas Kupës së Botës do të vendosë se ku do të zhvendoset nga vera e vitit të ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat