Kundër kujt shfryu Ronaldo kur u zëvendësua?

Futboll

Kundër kujt shfryu Ronaldo kur u zëvendësua?

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 19:54
Kundër kujt shfryu Ronaldo kur u zëvendësua?

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, në prononcimin për mediet pas sfidës së humbur ndaj Koresë së Jugut, shmangu polemikat mbi reagimin e Cristiano Ronaldos, i cili u fiksua nga kamerat duke shfryrë dhe sharë në momentin e zëvendësimit.

Santos siguroi se sjellja e Ronaldos nuk kishte të bënte me vendimin e tij për ta zëvendësuar, por ishte reagim ndaj një futbollisti kundërshtar, që e kishte fyer.

“Po, Ronaldo ishte shumë i mërzitur, por me lojtarin Korean, që e ofendoi dhe i foli në fushë. Ai u kundërpërgjigj dhe kjo ishte krejtësisht normale.

Kam dëgjuar atë që tha koreani në anglisht dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Edhe Pepe e ndoqi koreanin pas ofendimit që i bëri Ronaldos,” shtoi Fernando Santos.

Ky ishte justifikimi i teknikut luzitan për sjelljen e CR7. Sigurisht që mediet do të vazhdojnë ta trajtojnë me kujdes këtë çështje, duke mos u besuar shumë fjalëve të Santosit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat