Van Dijk: Ne mund të bëjmë shumë më mirë se kaq,

Futboll

Van Dijk: Ne mund të bëjmë shumë më mirë se kaq,

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:13
Van Dijk

Holanda fitoi me rezultatin 3-1 ndaj SHBA, duke bërë kështu të mundur kualifikimin për në fazën tjetër, ku do të presin një mes Argjentinës dhe Australisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i holandës Van Dijk, ka folur për performancën edhe kapacitetin e “Tulipanëve”.

Mendoj se mund të bëjmë edhe më mirë se çfarë kemi treguar deri më tani. Ndihemi mirë pas çdo ndeshje që luajmë, edhe topin e mbajmë më me siguri, por ne mund të bëjmë shumë më mirë se kaq.

Ne shënuam dy gola fantastikë dhe më pas u befasuam nga ai gol, por Dumfries na dha sigurinë me golin e tij. Qëllimi është të fitojmë edhe tre ndeshje të tjera”, është shprehur Van Dijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat