Scaloni, frikë nga lodhja

Futboll

Scaloni, frikë nga lodhja

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Scaloni, frikë nga lodhja

Argjentina u kualifikua në çerekfinale të Botërorit pas fitores 2-1 përballë Australisë. Lionel Messi dhe Julian Alvarez vendosën sfidën me golat e tyre, ndërsa në minutat e fundit bardhekaltrit vuajtën dhe rrezikuan gjithçka.

Në prononcimin për mediet, pas përfundimit të sfidës, trajneri Lionel Scaloni tha skuadra e tij duhet të kishte shënuar golin e sigurisë për të mos vuajtur deri në minutën e fundit.

“Na kushtoi shumë pjesa e parë, deri në momentin kur Messi shënoi golin. Më pas ne u përmirësuan dhe korrigjuam gabimet tona, ndërsa në fund vuajtëm për fajin tonë, pasi duhet të kishim shënuar golin e sigurisë. Gjithsesi, mendoj se kemi luajtur mirë, duke marrë parasysh faktin që përballë kishim një kundërshtar të vështirë. Në pjesën e dytë krijuam raste për të mos vuajtur, por i vështirësuam gjërat vetes me raste e shumta të humbura.”

Tekniku Scaloni mendon se skuadra e tij është e lodhur fizikisht për shkak se Argjentina nuk e ka pasur luksin për të ulur në stol lojtarët e formacionit titullar. Megjithatë pozitiv është fakti se tani do të ketë më shumë se pesë ditë kohë për të përgatitur sfidën me Holandën.

“Fizikisht vuajtëm për shkak se nuk kemi mundur të ulim në stol lojtarët në sfidë e tretë të grupit. Kemi luajtur katër ndeshje në 11 ditë dhe përballja në raundin e 1/16 ishte 72 orë pas sfidës së tretë në grupe.  Tani ne duhet të rikuperojmë, kemi një tjetër kundërshtarë të fortë dhe duhet të jemi gati sa më parë”.

Holandë – Argjentinë do të luhet ditën e premte, në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat