Ronaldo “tradhtohet”

Futboll

Ronaldo “tradhtohet”

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:26
Ronaldo “tradhtohet”

Debati rreth Cristiano Ronaldos tashmë është bërë i rëndësishëm edhe në Portugali. Paraqitja e tij në Katar ka bërë që shumë tifozë luzitanë të kërkojnë që ai të mos luajë titullar në një ekip që ka shumë alternativa në sulm për ndeshjen e 1/16 kundër Zvicrës.

Është një situatë e ngjashme me atë që përjetoi te Man. United, ku ai përfundoi si zëvendësues para nisjes së Kupës së Botës për t’u hapur rrugë futbollistëve të tjerë që performuan shumë mirë në vend të tij. Rafael Leao, André Silva apo Gonçalo Ramos janë disa lojtarët që mund të zënë vendin e tij në njëmbëdhjetëshen portugeze.

Sipas një sondazhi të gazetës “A Bola”, 70% e përdoruesve të internetit kërkojnë që ai të mos luajë nga minuta e parë kundër Zvicrës. Me fjalë të tjera, vetëm 30% kanë besim tek “ylli” i tyre, i cili deri më tani ka shënuar vetëm një gol në Botëror, atë me penallti ndaj Ganës. Përveç kësaj, në të tria ndeshjet e fazës së grupeve ai u zëvendësua. Në ndeshjen e fundit ai shfryu i zemëruar ndaj trajnerit Fernando Santos.

Këtij momenti të keq të Cristianos duhet t’i shtohen edhe dyshimet që ekzistojnë për të ardhmen e tij. Në mes të turneut u mësua se ai prishi kontratën me Manchester United dhe po vlerëson disa opsione për të gjetur një klub duke filluar nga janari. Një nga ofertat që ka tingëlluar më shumë është ajo e Al Nassr, një klub nga Arabia Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat