Japoni - Kroaci, kjo ndeshje shkon në shtesa! Kush e thotë?

Futboll

Japoni - Kroaci, kjo ndeshje shkon në shtesa! Kush e thotë?

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 11:57
Japoni - Kroaci, kjo ndeshje shkon në shtesa! Kush e thotë?

Japonia është gati për ndeshjen ndaj Kroacisë, duel i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës. Trajneri i “Samurajve”, Hajime Moriyasu vlerëson shumë kundërshtarët dhe shprehet i bindur se sfida do të zgjasë më shumë se 90 minuta.

“Kemi respekt të madh për kroatët, një ekip plot lojtarë të mëdhenj. Ata fituan medaljen e Argjendtë në Botërorin e kaluar, dinë të përshtaten me çdo lloj kundërshtari dhe do të jetë një përballje në të cilën do të vuajmë.

Pres një ndeshje të vështirë që do të zgjasë

120 minuta”, u shpreh trajneri i kombëtares aziatike, që i surprizoi të gjithë duke e mbyllur fazën e grupeve në vend të parë pas triumfeve historike ndaj Gjermanisë dhe Spanjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat