Një mbrojtës turk me parametra zero

Futboll

Një mbrojtës turk me parametra zero

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:46
Soyuncu

Një mbrojtës turk me parametra zero!

Me situatën ende të paqartë për tre nga mbrojtësit si Milan Skriniar, Stefan De Vrij dhe Francesco Acerbi, te Interi janë vënë në lëvizje për të gjetur alternativa të tjera në prapavijë dhe si gjithmonë, ato me parametra zero janë të preferuarat e Marottës.

Së fundi në skenë ka dalë emri i turkut Çaglar Soyuncu, futbollist 26-vjeçar, i cili prej 2018-ës është pjesë e Leicesterit në Premier Leaguen angleze dhe ka një eksperiencë të konsiderueshme.

Kontrata e Soyuncu skadon në qershor dhe te Interi kanë nisur kontaktet me agjentët e turkut, në mënyrë që të hidhen bazat për një parakontratë në muajin janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat