Hetimet kanë zbuluar...

Futboll

Hetimet kanë zbuluar...

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 21:23
Hetimet kanë zbuluar...

Përgjimet telefonike që u janë bërë drejtuesve të Juventusit gjatë hetimit të “Prisma” për llogaritë e klubit të Juventusit, kanë gjithashtu një tjetër implikim kurioz. Falë telefonatave të përgjuara mes drejtorit sportiv Çerubini dhe Andrea Anjelli, por edhe nga mesazhet e vitit 2019 me Fabio Paraticin, kanë dalë në pah disa nga negociatat e studiuara nga Juventusi në tregun e transferimeve.

Në listë për t’u ndjekur ishin Haaland, në atë kohë te Salzburg dhe lojtarët me skadencë për t’u mbajtur nën sy, duke konfirmuar interesin e vërtetë të “Zonjës së Vjetër” për Xhixhi Donaruman, gjatë kohës që luante për Milanin.

Nëse Haaland nga Salzburgu, Malen nga PSV, Zaniolo, Tonali, Kumbulla dhe Kullushevski përmenden për lojtarët e rinj për t’u ndjekur, ky i fundit është i vetmi i marrë nga Juventusi.

Një shkëmbim me Totenham do të kishte çuar De Shilio në Londër dhe Rose në Torino. Nga ana tjetër, shkëmbimi Emre Çan-Leandro Paredes, duhet të ishte bërë me PSZH-në, duke i vlerësuar të dy në 60 milionë euro. Argjentinasi më pas mbërriti këtë vit në ekipin e Allegrit.

Transferimi i Demiralit te klubi i Juventusit ishte pothuajse i përfunduar në pritje të ofertës nga agjenti i mbrojtësit turk, ndërsa me Man. Junajted shkëmbimi i propozuar nga klubi anglez do të kishte sjellë Doni van de Beek te Juventusi, në këmbim të MekKennie, i vlerësuar në 50 milionë euro. Marrëveshja për mesfushorët nuk u konkretizua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat