Ramos: Cristiano foli me mua, ashtu si flet me të gjithë

Futboll

Ramos: Cristiano foli me mua, ashtu si flet me të gjithë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:58
Ramos: Cristiano foli me mua, ashtu si flet me të gjithë

Goncalo Ramos është ylli i ri i përfaqësueses së Portugalisë dhe në një ndeshje që mund të prodhonte shumë polemika, ai mbylli çdo diskutim me një paraqitje të jashtëzakonshme në Botëror.

I panjohur për shumëkënd, ai u aktivizua si titullar në vend të Kristiano Ronaldos në një duel me eliminim direkt në Kupën e Botës dhe nuk zhgënjeu, duke shënuar 3 gola e dhënë një asist në fitoren 6-1 ndaj Zvicrës.

“Gjithçka ndodh shumë shpejt, ndaj duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, deklaroi ai menjëherë pas sfidës ku mori me vete topin kujtim pas tregolëshit.

Një paraqitje mbresëlënëse që mendohet se mund të vazhdojë edhe në sfidën e ardhshme ndaj Marokut. Por duket se ai e di që në një skuadër ku talenti në sulm nuk mungon, vendi nuk është i sigurt.

“Janë diskutime që nuk më përkasin mua. Unë mundohem që të punoj sa më shumë dhe pastaj të shohim. Ronaldo? Cristiano foli me mua, ashtu si flet me të gjithë të tjerët. Gjithçka shkoi shumë mirë”, u shpreh 21-vjeçari pas sfidës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat