Verratti për rekord

Futboll

Verratti për rekord

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 11:18
Verratti për rekord

Verratti për rekord, gati zyrtarizimi i marrëveshjes së re me PSG-në!

PSG pritet të zyrtarizojë së shpejti zgjatjet edhe dy sezone të tjera të kontratës së mesfushorit italian, Marco Verratti, i cili nuk ishte dje në “Camp des Loges” për rifillimin e stërvitjeve.

14 vjet në Paris. Përveçse një nga lojtarët që e ka veshur më shumë fanellën e Paris Saint-Germainit, Marco Verratti do të jetë gjithashtu një nga ata, nëse jo numri një, që ka luajtur më shumë vite nën hijen e kullës Eifel.

Mesfushori italian ka rënë dakord me klubin parizien për të qëndruar në kryeqytetin francez deri në vitin 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat