Santos nuk mund të llogarisë në dy yjet e skuadrës

Futboll

Santos nuk mund të llogarisë në dy yjet e skuadrës

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:18
Santos nuk mund të llogarisë në dy yjet e skuadrës

Përfaqësuesja e Portugalisë ka arritur në çerekfinalen e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

E në këtë fazë të garave, portugezët do të përballen ndaj Marokut ku synimi është fitorja dhe kalimi në gjysmëfinale.

Megjithatë trajneri Fernando Santos nuk mund të llogarisë në dy yjet e skuadrës, të cilët tanimë kanë lënë kampin e Kombëtares dhe janë rikthyer te klubi i tyre.

Fjala është për mbrojtësit e Paris Saint Germain, Nuno Mendes dhe Danilo Pereira që kanë pësuar lëndime.

Deri më tani dyshja ka qenë në grumbullim në Katar me Portugalinë, por ata nuk pritet t’i kthehen fushave edhe për dy javë të tjera.

Kësisoj dy lojtarët kanë vendosur që të rikthehen në Francë për të vazhduar terapinë e rikuperimit në klubin parisien.

Portugalia në çerekfinalen e Kupës së Botës takohet me Marokun të shtunën pasdite me fillim nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat