Al-Khelaifi beson se Messi mbetet ende në Paris

Futboll

Al-Khelaifi beson se Messi mbetet ende në Paris

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:08
Al-Khelaifi beson se Messi mbetet ende në Paris

Lionel Messi do të vazhdojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain pas Botërorit "Qatar 2022", sipas Nasser Al-Khelaifi, presidentit të klubit francez.

Argjentinasit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe është përfolur për t'u transferuar në MLS, ku do t'i bashkohej Inter Miami, por Al-Khelaifi është optimist se periudha e tij dyvjeçare në "Parc des Princes" do të zgjatet. 

"Ramë dakord së bashku që pas Kupës së Botës të ulemi së bashku. Të dyja palët, klubi dhe ai,  janë shumë të lumtur, kështu që ne do të flasim pas Kupës së Botës", ka thënë ai.

"Nëse një lojtar nuk është i lumtur, ju do të shihni se performanca e tij për kombëtaren nuk është e mirë. Po ai bëri një paraqitje fantastike si për klubin e si për kombëtaren"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat