Argjentina kualifikohet falë penalltive, Holanda e pafat

Futboll

Argjentina kualifikohet falë penalltive, Holanda e pafat

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 dhjetor 2022 Në ora: 19:56 Përditësuar në ora: 22:56 më 09.12.2022
Messi shënon nga penalltia

Holanda eliminohet

Argjentina ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:3 ndaj Holandës, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katari. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2) po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta apo pas 120 minutave.

Një ndeshje luftuar deri në frymën e fundit dhe me kthesa në rezultat.

Hero i fitores është portieri Emiliano Martinez, duke pritur dy penallti të holandezëve.

Në minutën e 35-të, Lionel Messi, ka asistuar me një top të gjatë, ndërsa Nahuel Molina për bukuri i shmanget mbrojtjes së Holandës, del vetëm dhe e mposht portierin Noppert; 1:0

Argjentina ka treguar lojë më të mirë, ishte më e rrezikshme për gjatë 75 minutave dhe ka shënuar dy gola.

Messi gjithnjë i rrezikshëm për kundërshtarin.

I ashtuquajturi jashtëtokësor, Messi, me gjakftohtësi ka shënuar nga penalltia për rezultatin 2:0 pikërisht në minutën e 73-të.

Zëvendësuesi Wout Weghorst ka treguar lojë të madhe dhe me dy golat e tij ka barazuar rezultatin. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të.

Holanda këndellet dhe pas dhjetë minutave shënojnë për rezultatin 2:1 duke iu falënderuar golit me kokë të futbollistit Wout Weghorst. Ai ka shënuar në këndin e djathtë.

Në minutën e 85-të, fat për argjentinasin. Luuk de Jong godet fort por topi shkoj përskaj shtyllë së majtë. 

Në minutën e 90+11, Holanda ka barazuar. Një skemë e bukur e Holandës, ndërsa Wout Weghorst me gjakftohtësi nga afërsia ka barazuar 2.2.  

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në minutën e 115-të, Lautaro Martinez pati mundësi ideale por topi godet futbollistin holandez dhe shpëton gol të sigurt.

Në minutën 120-të, Holanda me fat, shtylla e mohon golin e Fernandez, i cili gjuajti nga rreth 18 metra.

Penalltitë, për Holandën realizuan Koopmeiners, Weghorst, de Jong; dështuan van Dijk, Berghuis dhe për Argjentinën shënuan Messi, Paredes, Montiel, L. Martinez, dështoi Fernandez. 

Argjentinasit u treguan më të suksesshëm me penallti, duke u kualifikuar dhe i pret nënkampioni në fuqi i botës, Kroacia.

Holanda - Argjentina 2:2 -  3:4 me penallti 

Shënues: Weghorst  (83' e 90+11')) - Molina (35'), Messi (73' -nga penalltia).
Kartona të verdhë: Timber, Weghorst, Depay , Berghuis  -  Acuña, Romero, Martinez Li. (Di Maria 112'), Paredes, Messi, Otamendim Montiel, Pezzella .
Holanda: Noppert; Dumfries, Timber, Van Dijk, Aké, Blind (de Jong 64'); De Roon (Koopmeiners 46'), De Jong; Gakpo (Lang 113'), Bergëijn (Berghuis 46'), Memphis Depay (Weghorst 78').
Argjentina: Martínez; Molina (Montiel 106'), Romero (Pezzella 78'), Otamendi, Lisandro Martínez, Acuña (Tagliafico 78'); Mac Allister, Enzo Fernández, De Paul (Paredes 66'); Messi, Julián Álvarez (Martinez La. 82').

Holanda para presionit të madh

(E plotësuar) - Ndeshja në penallti.

120' Holanda me fat, shtylla e mohon golin e Fernandez .

119' A do të vendosin penalltitë?

 117' Argentina po sulmon me të gjtiha forcat.

Holanda - Argjentina 2:2

Shënues: Weghorst  (83' e 90+11')) - Molina (35'), Messi (73' -nga penalltia).

Kartona të verdhë: Timber, Weghorst, Depay , Berghuis  -  Acuña, Romero, Martinez Li. (Di Maria 112'), Paredes, Messi, Otamendim Montiel, Pezzella .

Holanda: Noppert; Dumfries, Timber, Van Dijk, Aké, Blind (de Jong 64'); De Roon (Koopmeiners 46'), De Jong; Gakpo (Lang 113'), Bergëijn (Berghuis 46'), Memphis Depay (Weghorst 78').

Argjentina: Martínez; Molina (Montiel 106'), Romero (Pezzella 78'), Otamendi, Lisandro Martínez, Acuña (Tagliafico 78'); Mac Allister, Enzo Fernández, De Paul (Paredes 66'); Messi, Julián Álvarez (Martinez La. 82').

115' Lautaro Martinez pati mundësi ideale por topi godet futbollistin holandez.

112' Di Maria futet në lojë.

108' Argjentina po sulmon.106' Dy ekipet luftojnë që t'i ikin penalltive.

105' Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

102' Argjentina kërkon golin e radhës.

100' Ndeshje me emocione.

97' Holanda ka motivin.

94' Argjentina në presion.

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Zëvendësuesi Wout Weghorst po tregon lojë të madhe dhe me dy golat e tij ka barazuar rezultatin.90+11' Holanda ka barazuar, ndeshja në vazhdime. Një skemë e bukur e Holandës, ndërsa Wout Weghorst me gjakftohtësi nga afërsia ka barazuar 2.2.  

Dhjetë minuta shtesë.

90' Argjneitrna afër.

89' Ndeshja drejt fundit.

85' Fat për argjentinasin. Luuk de Jong godet fort por topi shkoj përskaj shtyllë së majtë. 84' Holanda vetëm ndonjë mrekulli e shpëton, problem e ka për pak minuta sa kanë mbetur.

83' Futbollisti Wout Weghorst ka shënuar në këndin e djathtë, 2:1.

81' Lojë e mirë e dy palëve.

77' Holanda ka punë tël madhe.73' Messi ka shënuar nga penalltia, 0:2.

72' Penallti për Argjnetinën.

71' Holanda bën përpjekje për të barazuar.

68' Lojë me ritëm.

63' Argjentina drejt gjysmëfinales.58' Argjentina e ruan epërsinë.

54' Holanda në presion.

51' Lojë me rivalitet.

46' Fillon pjesa e dytë.Përfundon pjesa e parë, Holanda - Argjentina 0:1.

45' Katër kartona të verdhë në pjesën e parë.

42' Holanda po tenton barazimin.

39' Argjentina po tregon lojë të mirë.

37' Holanda në presion.

35’ Lionel Messi ka asistuar me një top të gjatë, ndërsa Nahuel Molina për bukuri i shmanget mbrojtjes së Holandës, del vetëm dhe e mposht portierin.

32' As gola as kartona, as raste ideale.

27' Edhe më tej pa gola.

22' Depay me të majtën por gjuan jashtë portës.21' Ndeshje e fortë.

18' Messi me shokë po tenton të shënojë sa më shpejt.

15' Nuk ka ndonjë rast të veçantë.

10' Lojë me rivalitet.

7' Argjentina po e shtonin presionin.

5' Holanda apo Argjenrina?

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Holandë – Argjentinë, formacionet zyrtare

Holanda do të luajë ndaj Argjentinës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës.

Holandezët erdhën në këtë fazë pas fitores ndaj SHBA-ve me rezultat 3-1.

Nën anën tjetër Argjentina mposhti Australinë me rezultat 2-1 për të arritur deri këtu.

Cody Gakpo, Bergëijn dhe Memphis Depay do të luajnë në sulm për tulipanët.

Argjentina luan 3-5-2 me Leo Messin dhe Julian Alvarezin në sulm.

Holanda: Noppert; Dumfries, Timber, Van Dijk, Aké, Blind; De Roon, De Jong; Gakpo, Bergëijn, Memphis Depay.

Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Lisandro Martínez, Acuña; Mac Allister, Enzo Fernández, De Paul; Messi, Julián Álvarez.

Holanda në sprovë

Holanda dhe Argjentina me më të mirët në fushën në përplasjen e dytë çerekfinale të Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Eksperti i “tulipanëve”, Louis van Gaal, besnik i rreshtimit 3-5-1-2, i beson në vijën e parë të sulmit dyshes Bergwijn – Gakpo.

Nuk ndryshojnë repartet e tjera me Timber-Van Dijk-Ake në mbrojtje, ndërsa në mesfushën me pesë rreshtohen Dumfries e Blind, ndërsa në qendër De Jong,  De Roon dhe Depay, me këtë të fundit pas dyshesh sulmuese.

Edhe formacioni i Argjentinës nuk pëson ndryshime nga ndeshja paraardhëse, me Messin pikë referimi në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat