​Mancini zbulon se kush është favorit për ta fituar Botërorin

Futboll

​Mancini zbulon se kush është favorit për ta fituar Botërorin

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:30
​Mancini

Roberto Mancini , trajneri i Italisë, foli mbrëmjen e djeshme në mikrofonat e “Rai 1” ku ka folur për skuadrat që i sheh si favorite për ta fituar Kampionatin Botëror.

Ish-trajneri i Interi e ka përmendur Argjentinën si favorit për t’u shpallur kampion bote, por ka pranuar se e kishte menduar një përballje Argjentinë-Spanjë në finale.

"Që në fillim kisha përmendur emrin e Argjentinës, por mendova se do të kishte një finale Argjentinë-Spanjë. Fatkeqësisht Spanja, një ekip që luajti mirë, u eliminua. Kështu që mendoj se mund të ketë shanse për të fituar Kombëtarja e Argjentinës.”, tha Mancini.

Sa i përket lojtarëve, Mancini deklaroi se ka mbetur i mahnitur me paraqitjet e Achraf Hakimit të cilin tha se do t’ia “rrëmbente” Marokut.

Argjentina do të përballet me Kroacinë sonte në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat