Llapi mposhtet në miqësore

Futboll

Llapi mposhtet në miqësore

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:48
Llapi mposhtet në miqësore

Llapi ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj Ulpianës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Skuadra e Batatinës është mposhtur nga ajo e Ligës së Parë me rezultat 3:1.

Golat për Ulpianën u shënuan nga Aurel Limani (x2) dhe Liron Tasholli.

Ndërsa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Diar Vokrri.

Llapi e shfrytëzoi këtë ndeshje testuese për t’i ofruar minutazhë edhe disa futbollistëve nga grupmosha e Juniorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat