Përkeqësohet shëndeti i Pele, familjarët po i thonë lamtumirë, lajmi shqetëson botën

Futboll

Përkeqësohet shëndeti i Pele, familjarët po i thonë lamtumirë, lajmi shqetëson botën

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 20:26
Pele

Lajmet që vijnë për gjendjen shëndetësore të Peles nuk janë të mira.

Sipas Infobae, një gazetë argjentinase, shëndeti i tij po përkeqësohet dhe situata e tij është kritike, aq sa anëtarët e familjes kanë filluar t’i thonë lamtumirë.

Legjenda 82-vjeçare braziliane është shtruar që prej 29 nëntorit në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për kancerin e zorrës së trashë, i cili thuhet se po përhapet.

Ai është në terapi intensive dhe mezi flet. Megjithatë, ai është i rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij të dashur, me të cilët do të kalojë Krishtlindjet: dy vajzat dhe gruaja e tij janë atje me të. Bota e futbollit mbetet pezull, ndërsa Pele vazhdon të luftojë me jetën./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat