City ofron sulmuesin 100-milionësh për Rafael Leaon

Futboll

City ofron sulmuesin 100-milionësh për Rafael Leaon

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:53
Leao

Duket se e gjithë Anglia është e “fiksuar” pas Rafael Leaos, me Chelsean, Arsenalin dhe Manchester Utd që prej kohësh e kanë shfaqur interesimin për portugezin. Por duket se një tjetër gjigant ka dalë në skenë dhe bëhet fjalë për Manchester Cityn.

“Qytetarët” kanë ardhur me një ofertë vërtet të bujshme, të cilët janë gati për të bindur kuqezinjtë.

Siç raporton “Calciomercato”, Guardiola është gati që t’i ofrojë Piolit sulmuesin anglez Xhek Grilish, në këmbim të yllit portugez.

Milani pritet që ta refuzojë si ofertë, pasi kërkon me ngulm që të rinovojë me 22-vjeçarin, por nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët me të, atëherë çdo gj pritet të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat