Zbulohet shuma që do të marrë Sylvinho

Futboll

Zbulohet shuma që do të marrë Sylvinho

Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:15
Zbulohet shuma që do të marrë Sylvinho

Një milion euro është shifra që do të përfitojë trajneri i ri i Kombëtares sonë, me objektivin për të na çuar në Evropianin e Euro 2024 në Gjermani. Edhe pse ende jo zyrtarisht, kjo pritet të jetë shifra që Sylvinho dhe stafi i tij do të përfitojnë gjatë punës me kuqezinjtë nëse plotësohet objektivi.

Paga e trajnerit gjatë 18 muajve të kontratës me federatën e Futbollit do të jetë rreth 500 mijë euro, ndërkohë që 100 mijë euro të tjera janë paga për stafin.

Sylvinho është një trajner pa eksperiencë.

Ai ka punuar më parë me trajner të njohur si braziliani Tite, apo dhe me Roberto Mancinin tek Interi.

Tashmë mbetet të shihet nëse idetë e brazilianit do të konkretizohen dhe në rezultate në mënyrë që të marrë dhe shpërblimin e duhur si tifozët ashtu dhe ai vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat