Laporta: Messi s`mund të qëndronte në Barcelonë, klubi ishte i rrënuar

Futboll

Laporta: Messi s`mund të qëndronte në Barcelonë, klubi ishte i rrënuar

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:17
Laporta: Messi s`mund të qëndronte në Barcelonë, klubi ishte i rrënuar

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se mbajtja e Lionel Messit në klub në vitin 2021 ishte e pamundur sepse klubi ishte i rrënuar në kuptimin financiar.

“Më duhej ta vendos Barçën përpara lojtarit më të mirë në historinë e futbollit”, ka thënë Laporta për Cadena SER. "Në ato momente rrënimi financiar nuk mund ta mbaja atë. Mendoj se ishte gjëja më e mirë për klubin". 

Argjentinasi që vitin e kaluar mori edhe atë që i mungonte në karrierë, trofeun e Kupës së Botës, ishte larguar nga Barcelona drejt PSG-së, ku edhe është aktualisht.

Ende ka zëra që nuk e përjashtojnë një kthim të tij në Barcelonë, por Laporta nuk ka dashur të komentojë këtë aspekt. "Leo është lojtar i PSG-së", është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat