Bujar Idrizi firmos me Kosovën e Dusseldorfit 

Futboll

Bujar Idrizi firmos me Kosovën e Dusseldorfit 

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2023 Në ora: 21:43
Bujar Idrizi

Ish kapiteni i fituesit të Kupës së Kosovës, Llapi të Podujevës, ka arritur marrëveshje me klubin e futbollit Kosova e Dysseldorfit, e cila garon në Bezirksliga.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i klubit FC Kosova, Bujar Neziri.

Idrizi është futbollist me përvojë dhe ka qenë prej më të mirëve në Superligën e Kosovës.

Kosova e Dusseldorfit do të jetë edhe më e kompletuar me mbrojtësin Idrizi dhe po ashtu përforcojnë edhe më shumë synimet për t’u ngritur në Landesliga. 

Idrizi me Llapi ka fituar 2 herë Kupën e Kosovës, 1 herë Superkupën dhe 2 herë Superkupën Kosovë-Diasporë.

Ai luajti për 4 vite e gjysmë për llapjanët, nga 151 ndeshje ka shënuar 6 gola e 12 asistime në 13.228' minuta të luajtura. 

Kosova renditet në vend të tretë me 30 pikë por ka një ndeshje me pak të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat