Komuna e Prizrenit do të bëhet edhe me një stadium futbolli

Futboll

Komuna e Prizrenit do të bëhet edhe me një stadium futbolli

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:26
Foto nga vendngjarja

Komunës së Prizrenit do t’i shtohet një tjetër stadium futbolli. Një lajm i mirë për talentet e futbollit të kësaj ane është se FFK-ja dhe Komuna e Prizrenit e kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili parasheh ndërtimin e stadiumit të futbollit në fshatin Gjonaj, me standardet e UEFA-s.

Dokumenti është nënshkruar sot nga kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe i pari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, derisa është publikuar nga të dyja këto institucione.

“Qëllimi i këtij takimi ishte memorandumi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konkretizimi i projekteve të dakorduara paraprakisht. Kjo marrëveshje përfshin realizimin e projekteve të cilat paraprakisht janë dakorduar dhe do të jetësohen me investimet e të dyja palëve, me ç’ rast komuna do të merret me bazën e investimeve ne stadiume e futbollit, derisa FFK me pjesën sportive. Çdo projekt i paraparë në memorandum do të punohet në bazë të standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

Ndërkaq, Komuna e Prizrenit e ka vlerësuar këtë marrëveshje si lajm të mirë për qytetarët e Komunës së Prizrenit, sidomos për sportistët dhe tifozët e futbollit.

“Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës, për ndërtimin e stadiumit, sipas standardeve të UEFA-së, në fshatin Gjonaj. Rëndësia e këtij stadiumi është e madhe, pasi, Komunës së Prizrenit po i shtohet edhe një arenë sportive ku do të zhvillohen ndeshje e gara të të gjitha kategorive në futboll”, ka njoftuar komuna e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat