Reja flet hapur: Thashë me vete, çfarë dua unë këtu?

Futboll

Reja flet hapur: Thashë me vete, çfarë dua unë këtu?

Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:27
Reja

Reja e ka mbyllur aventurën e tij me Shqipërinë. Trajneri italian i la stafetën Sylvinhos pas disa vitesh në drejtimin e Kombëtares. Por si nisi gjithçka? Reja u gjend në Shqipëri për të parë ndeshjen kundër Turqisë, teksa në atë kohë drejtoheshim nga Panuci. Në një intervistë të gjatë për “Top Channel” me Endi Tufën, Reja është treguar i sinqertë dhe shprehet se “u tmerrua” nga paraqitja e Shqipërisë.

“Kur kam ardhur herën e parë që pash ndeshjen Shqipëri-Turqi vura duart në kokë, erdha për të parë ekipin dhe për pak u tërhoqa thash me vete ca dua unë këtu, nuk paska asgjë për mua. Megjithatë e mora përsipër një skuadër që në atë kohë nuk kishte as krye as fund, me gjithë respektin për Panucin. Filluam me Salihin dhe Bulkun të udhëtonim në Zvicër, Greqi, Itali e disa vende të tjera për të takuar djemtë që në fillim t’i motivonim.

Erdhi ndeshja e parë me Islandën dhe pak më vonë Turqi dhe mora një përgjigje të mirë nga djemtë, aty thash ok kështu mund të vazhdojmë.

Fundi? Nuk dua të gjej justifikime pasi përgjegjësia ishte e imja. Pësuam gol në fund me Islandën dhe për fat të keq humbëm gjithçka. Pas asaj ndeshjeje u takova me presidentin shkurt. Aty isha shumë i zhgënjyer dhe një ditë më pas i thashë presidentit, fillo të kërkosh për një trajner tjetër.

Kam një jetë që mendoj se do ta lë punën e trajnerit, që kur isha 58 vjec, mendova kështu se isha i lodhur. Mora drejtimin e Napolit dhe për 5 vite, më pas shkova tek Hajduku dhe e njëjta gjë, më pas katër vite tek Lazio, kalova edhe dy vite tek Atalanta dhe aty thash tani boll më.

Erdhi më pas oferta e Shqipërisë dhe isha këtu deri dje zyrtarisht. Sot jam 78 vjeç, nëse do të jem ende i vlefshëm për Shqipërinë jam gati. Çfarë doni të më bëni që të vde.s në pankinë…(qesh)…? Si trajner e kam mbyllur, mund të jem drejtor teknik sepse i kam që tani disa oferta nga skuadra italiane apo perëndimore”, tha Reja..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat