De Zerbi ultimatum yllit të skuadrës

Futboll

De Zerbi ultimatum yllit të skuadrës

Më: 15 janar 2023 Në ora: 13:51
De Zerbi ultimatum yllit të skuadrës

Mund të cilësohet surprizues vendimi i trajnerit italian të Brighton, Roberto De Zerbi për të përjashtuar nga skuadra Leandro Trossard, sidomos para një ndeshje si ajo ndaj Liverpool. Megjithatë, parimet e teknikut 43-vjeçar vendosen para gjithçkaje dhe në fund, pati të drejtë pasi e fitoi sfidën ndaj Liverpool edhe pa shërbimet e yllit të ekipit.

Trossard u përjashtua me motivin e sjelljes së gabuar ndërsa së fundmi, tekniku italian theksoi se lojtari mund të rikthehet në skuadër por vetëm nëse pranon të punojë sipas kushteve të tij.

“Më vjen keq për situatën e krijuar me Trossard, por mendoj se nuk kam gabuar në llidhje me të. Njerëzit këtu te Brighton e dinë shumë mirë situatën pse mora një vendim të tillë. Unë ndihem komod me veten time dhe jam gati ta mirëpres sepse është një djalë dhe lojtar i mirë. Ai i jep një “marsh” më shumë skuadrës, por duhet të kuptojë dhe punën time sepse unë jam trajneri dhe rregullat i vendos unë.

Kaq duhet të dijë, nuk dua të flas me agjentin e tij sepse unë njoh lojtarin dhe jo atë. Jam gati ta dëgjoj pa asnjë problem sepse nëse ai e përmirëson këtë aspekt, edhe skuadra mund të rritet më shumë dhe e rëndësishme është të mendojmë më shumë për ekipin dhe jo për veten”, u shpreh De Zerbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat