Alvarezit i ofrohet një kontratë e re nga Man City

Futboll

Alvarezit i ofrohet një kontratë e re nga Man City

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:42
Alvarez

Julian Alvarezit do t’i ofrohet një kontratë e re nga Manchester City.

Alvarez ka impresionuar te City që kur përfundoi një lëvizje te kampionët në fuqi të Premierligë për vetëm 14 milionë £ në verën e vitit 2022.

Ai ka bërë një përshtypje të madhe në fillimet e tij në futbollin anglez dhe ka tetë gola për blutë në 23 paraqitje.

Sipas “The Times”, City ka qenë aq i kënaqur me 22-vjeçarin, saqë do ta shpërblejë atë me një zgjatje, pavarësisht se marrëveshja e tij aktuale zgjat deri në verën e vitit 2027.

Alvarez gjithashtu ndihmoi vendin e tij për në Katar, ku fituan Kupën e Botës 2022, duke startuar gjashtë nga shtatë ndeshjet e Argjentinës dhe ishte gjithashtu golashënuesi i tyre i dytë më i mirë në turne, pas Lionel Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat