Reja tregon lojtarin më të mirë që ka trajnuar

Futboll

Reja tregon lojtarin më të mirë që ka trajnuar

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:31
Edi Reja

Edi Reja ishte i ftuar përmes një lidhjeje direkte në “RTK“, ku ka dhënë një intervistë të  gjatë për Qeqa Krelanin. Ish-trajneri i Shqipërisë ka treguar lojtarin më të mirë që ka stërvitur përgjatë karrierës së tij, duke veçuar Klosen mes të tjerëve. Reja rrëfen detaje për ish-sulmuesin gjerman, që duket se karakterizohej nga një disiplinë e hekurt dhe një thjeshtësi për t’u duartrokitur.

“Ai që më ka lënë shumë përshtypje është Miroslav Klose.

Mban rekordin për numrin e golave të shënuar në Botëror. Ai nuk ka qenë një Maradona, që ta krahasojmë me të, por është një lojtar profesionist me një inteligjencë shumë të madhe. Gjithmonë më ka kërkuar kasetën për të parë mbrojtësat e skuadrës kundërshtare, që t’i analizojë dhe t’i përshtatet lojës. Nuk ka pasur dëshirë që lojtarët e tjerë t’ja preknin këpucët e tij sportive, sepse ai i lante vetë.

Ka qenë një lojtar shumë pedant dhe i merrte vetë, i lante dhe i merrte në dhomë ne zhveshjes.

Kjo tregon disiplinën e tij. Nuk do të thotë që duhet të kesh patjetër aftësi teknike për të qenë lojtar i lirë, por të kesh kokën në vend, të jesh i thjeshtë dhe bashkëpunues me të tjerët. Kështu e ka parë ai futbollin”, ka treguar Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat