Simeone “përvesh mëngët” për Depayn

Futboll

Simeone “përvesh mëngët” për Depayn

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:23
Simeone

Memphis Depay përgatitet për aventurën e radhës në La Liga teksa pas zhgënjimit me Barcelonën, shpresojë të ndryshojë histori me fanellën e Atletico Madrid. “Los Colchoneros” e pritën me krahëhapur holandezin, i cili duhet të zëvendësojë Joao Felix.

Edhe pse për trajnerin e madrilenëve, Diego Simeone, Depay i ngjason me një sulmues tipi të zonës siç ishte Diego Costa.

Në lidhje me Depay, tekniku argjentinas theksoi dëshirën për të rikthyer atë versionin e Lyon-it te sulmuesi duke qenë se me katalanasit nuk mundi të tregonte cilësitë më të mira.

“Kemi transferuar një lojtar që vjen me dëshirën më të madhe për të treguar versionin e tij më të mirë, Depay është i mbushur me entuziazëm.

Do të punojmë në mënyrë që të rikthehet sërish ai Depay i Lyon-it, aty ku shfaqi kalitetet dhe formën e tij më të mirë. Shpresoj shumë që të zhvillohet dhe skuadra të marrë më të mirën prej tij.

Depay mund të luaj si sulmues i parë, por edhe i dytë. Unë e shoh të ngjashëm me Diego Costën që e niste pak i tërhequr lojën, por shpërthente sapo kalonte në vijën e parë”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat