Skriniar tek Inter deri në fund të sezonit, Marotta: Shpresoj të tregohet serioz

Futboll

Skriniar tek Inter deri në fund të sezonit, Marotta: Shpresoj të tregohet serioz

Më: 31 janar 2023 Në ora: 23:00
Marotta

Pas orëve të fundit plot tension të merkatos së dimrit, Drejtori Sportiv i Inter, Giuseppe Marotta foli për qëndrimin e Milan Skriniar te “zikaltërit” deri në fund të sezonit edhe pse këmbëngulja e PSG-së ishte shumë e madhe për të patur që tani sllovakun, në “Parc des Princes”.

“Skriniar bëri zgjedhjen që dëshironte dhe ne kemi për detyrë ta respektojmë atë.

Jemi të sigurt se nga profesionalizi dhe serioziteti që ai e ka treguar gjithmonë do të mund ta tregojë me vepra, në këta muaj deri në fund të sezonit, se është në lartësinë e rolit që ka”,- është shprehur Marotta.

Marotta foli gjithashtu dhe për Lukakun, me belgun që ditën e sotme përballë Atalantës u vendos në fushë që nga minuta e parë.

“Stërvitja më e mirë është ndeshja. Romelu nuk është 100%, por nga pikëpamja e përkushtimit, motivimit dhe profesionalizmit që ka treguar deri më tani, ai është absolutisht i padiskutueshëm.

Dhe këto janë situata që ne kanë vlerësuar dhe të cilat çojnë në një vlerësim pozitiv të tij. Le të shpresojmë që do të kthehet edhe Lukaku që të gjithë e njohim”,- tha Marotta për shtatlartin belg..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat