Infantino: Shpresojmë t’ju pëlqejë

Futboll

Infantino: Shpresojmë t’ju pëlqejë

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:58
Infantino

“Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm për të gjithë tifozët e futbollit që duan të shikojnë akoma më shumë qartësi në lidhje me vendimet e arbitrave.

“Shikoni me vëmendje Kupën e Botës për klube të FIFA-s, që fillon më 1 shkurt në Marok, sepse do të shihni një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si arbitrat komunikojnë vendimet e VA-it”.

Kanë qenë këto fjalët e para të Gianni Infantino, president i FIFA-s, në Instagram në një postim të ndarë pikërisht me organin maksimal të futbollit botëror.

“Për herën e parë, arbitri do të flasë direkt me tifozët e stadiumit dhe me publikun televiziv në shtëpi nëpërmjet mikrofonit, duke shpjeguar pse është marrë një vendim.

“Kjo është pjesë e një periudhe prove nga FIFA sepse duam gjithmonë të përmirësojmë qartësinë e VA-it dhe të përmirësojmë gjithçka. Shpresojmë t’ju pëlqejë!”.

Do të shohim sesi do të shkojë kjo eksperiencë në Botërorin për klube që fillon në këto orë. Shpresa është që të mund të jetë shumë shpejt një risi që do të mund të shihet edhe në kompeticionet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat