Modriç merr vendimin e madh

Futboll

Modriç merr vendimin e madh

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 18:24
Modriç

Luka Modriç ka vendosur të vazhdojë karrierën me Real Madridin.

Si 37-vjeçar me një vit të jashtëzakonshëm me Real Madridin ku fitoi katër trofe dhe me Kroacinë që e udhëhoqi deri në vendin e tretë në Botërorin e Katarit ai tani po përballet me një vendim të vështirë.

Por, siç raporton AS, Modriç dëshiron të vazhdojë edhe për një vit tjetër në Madrid dhe nuk dëshiron të negociojë me askënd tjetër.

Prej 1 janarit, kroati ka të drejtën të nënshkruajë me cilin klub të dëshirojë.

Ai ka pasur oferta nga Arabia Saudite dhe nga SHBA, por me sa duket Modriçin do ta shohim të paktën edhe për një vit tjetër në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat