Conte reagon nga spitali

Futboll

Conte reagon nga spitali

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 13:16
Conte

Trajneri i Totenhemit, Antonio Conte iu ka dërguar një mesazh të gjithë tifozëve të tij, pasi bëri një ndërhyrje kirurgjikale në fshikëzën e tëmthit.

Përmes një postimi në Instagram, Konte i qetësoi të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore:

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të dashura, operacioni im shkoi mirë dhe tashmë ndihem shumë më mirë.

Tani është koha për t’u rikuperuar, por mezi pres të jem në gjendje të rikthehem në fushë me pjesën tjetër të ekipit”.

Tekniku italian do të humbasë ndeshjen në shtëpi kur Sitit më 5 shkurt pasi do të marrë kohën e nevojshme për tu rikuperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat