Kukësi “shuplakë” Apolonisë

Futboll

Kukësi “shuplakë” Apolonisë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:02
Kukësi “shuplakë” Apolonisë

Kanë mbaruar 6 ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë të cilat startuan në orën 13:00 dhe janë mësuar ekipet të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin në këtë turne.

Kukësi ka marrë një fitore tepër të thellë në shtëpi përballë Apolonisë së Fierit me rezultatin 5-0, duke kaluar kështu në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga verilindorët të cilët nuk e diskutuan në asnjë moment të sfidës fitoren.

I pari që shënoi ishte Peposhi në minutën e 18-të, ku me rezultatin 1-0 çon ekipet në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nuk pati befasi, pasi vendasit shënuan edhe golin e dytë në minutën e 49-të me anë të Barbosës.

Në minutën e 65-të ishte Domi i cili trefishoi shifrat për Kukësin.

Apolonia e kishte të pamundur të reagonte, pasi të zotët e shtëpisë shënuan golin e katërt në minutën e 68-të me Berishën dhe golin e pestë në minutën e 82-të me anë të Domit përsëri.

Fitore minimale për Tiranën e cila mposhto me rezultatin 1-0 Lushnjën.

Kryeqytetasit kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 dhe këtë sfidë e luajtën sa për statistika.

Golin e vetëm e shënoi Lushkja në minutën e 58-të.

Partizani gjithashtu siguroi një fitore me rezultatin 3-0 përballë Korabit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ku autorat e golave ishin Sota dhe Da Silva.

Në pjesën e dytë ishte Hoti me një supergol i cili çoi shifrat në 3-0.

Gjithashtu edhe Laçi siguroi një biletë për në fazën tjetër pasi mposhti 2-1 Tomorin.

Autorët e golave ishin Biba dhe Myrta, të cilët shënuan në pjesën e dytë.

Miqtë shënuan golin e vetëm pranë përfundimit të sfidës me anë të Lamçes.

Egnatia dhe Skënderbeu u ndanë në barazim me rezultatin 1-1.

Pjesa e parë ishte në favor të korçarëve, me një autogol të Agbekpornu.

Në pjesën e dytë ishte Ferndando Medeiros i cili barazoi shifrat, por rrogozhinasit arrijnë të kualifikohen pas rezultatit 1-0 që morën ndeshjen e parë.

Sfida mes Kastriotit dhe Dinamos u mbyll me rezultatin 0-0, por ata që kalojnë në fazën tjetër janë krutanët pasi kanë fituar sfidën e parë me rezultatin 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat