Ozil merr vendimin befasues mbi të ardhmen e tij

Futboll

Ozil merr vendimin befasues mbi të ardhmen e tij

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:39
Ozil

Mesut Ozil nuk do të jetë më një lojtar i Istanbul Bashkashehirit, me mesfushorin turko-gjerman që ndërpreu kontratën e tij.

Gjithsesi lajmi që vjen nga Turqia është akoma dhe më i bujshëm.

Siç raportohet, Mesut Ozil ka zgjedhur të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Njoftimi zyrtar nga vetë Ozil pritet të vijë në orët në vazhdim, me ish-kampionin e Botës që i jep lamtumirën futbollit të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat