Messi i rikthehet Botërorit: Pse na kritikojnë kur edhe Holanda provokoi?

Futboll

Messi i rikthehet Botërorit: Pse na kritikojnë kur edhe Holanda provokoi?

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 20:23
Messi i rikthehet Botërorit: Pse na kritikojnë kur edhe Holanda provokoi?

Lionel Messi është rikthyer të flasë për Kupën e Botës në Katar.

Sulmuesi triumfoi për herë të parë në një Botëror duke marrë në shtëpi trofeun e ëndërruar ndërsa rikujton edhe njëherë finalen me Francën, kritikat në lidhje me festimet pas triumfit ndërsa nuk harron të kritikojë edhe Holandën për provokime në fushë.

“Pas disfatës në ndeshjen e parë me Arabinë Saudite ndjeheshim shumë keq dhe nëse nuk fitonim me Meksikën, nuk dihej si përfundonte.

Por, në atë moment u shfaq forca e grupit dhe më pas u bëmë gjithnjë e më të fortë.

Finalja?

Luajtëm një ndeshje të mirë, portieri Martinez ishte fantastik, por nuk ishte hera e parë që tregoi vlerat.

Pritjen ndaj Kolo Muanit? Ishte shumë e shpejtë dhe nuk pata një pamje të qartë, vuajta më shumë kur e pashë në përsëritje.

Festa? Më duket e padrejtë sepse kemi pasur një sjellje shembullore në fushë, por edhe jashtë saj.

Njerëzit flasin shumë edhe për atë që ndodhi me Holandën, por harrojnë që ata u sollën shumë keq. Nuk ishin “fair play” dhe na provokuan gjithë kohën”, u shpreh Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat