Nga trajner në “Football Manager” e deri te stoli i Reimsit

Futboll

Nga trajner në “Football Manager” e deri te stoli i Reimsit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 16:12
Nga trajner në “Football Manager” e deri te stoli i Reimsit

Uill Still, u bë trajnerii Reims pas shkarkimit të spanjollit Oskar Garsia-s në tetor dhe është një ndër befasitë më të mëdha në Ligue 1.

Uilli nuk ka ende një licencë profesionale të UEFA-s dhe për të, ekipi i tij, Reims duhet të paguajë 25 mijë euro çdo lojë derisa të pajiset me një të tillë. Skuadra nuk shqetësohet nga kjo.

Trajneri është treguar më shumë se i kualifikuar për këtë pozicion, pasi që ka vetëm një humbje në 17 paraqitjet e fundit.

Uill deklaroi se ai ishte stërvitur rregullisht në futboll deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, por më pas filloi të luante lojën e famshme “Football Manager”.

Loja krijoi një ndikim të tillë tek ai, saqë la futbollin dhe vendosi të studionte në Kolegjin “Myerscough” për t’u bërë trajner profesionist.

Uill shkoi në praktikë në “Preston North End” si pjesë e studimeve të tij, duke filluar kështu karrierën e tij.

Nga atje, ai u bë një videografi për Jannik Ferrera në Sent Truiden, pasi e bindi ish-futbollistin ta punësonte atë pas një analize tërheqëse të një loje.

Ai do të ndiqte Ferrerën në pozicionin e tij të ardhshëm me Standard Liezh.

Më vonë, Ferrera do të shkarkohej nga pozicioni i tij, duke bërë që Uill të transferohej në ekipin e kategorisë së dytë, Lierse si videograf dhe ndihmës trajner për Frederik Vanderbies.

Ndërsa ishte në Lierse, ai u emërua si trajner i përkohshëm duke filluar karrierën si strateg profesionist

Pas disa vitesh kalimi nga ekipi në ekip në Belgjikë dhe Francë, atij iu ofrua një pozicion nën drejtimin e Oskar Garsia si ndihmës trajner në Reims.

Sidoqoftë, kur spanjolli Garcia u lirua në tetor, Uill u emërua edhe një herë trajner i përkohshëm për një ekip ku do të bënte aq mirë sa klubi i ofroi atij kontratë të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat