Momenti kur i vë duart në fyt kundërshtarit

Futboll

Momenti kur i vë duart në fyt kundërshtarit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 19:33
Momenti kur i vë duart në fyt kundërshtarit

Manchester Utd ia ka dalë të sigurojë tre pikët e radhës me një fitore 2-1 ndaj Cristal Palaces në Premier League.

Por suksesi nuk ka pasur vetëm nota pozitive për “djajtë e kuq” të cilët kanë humbur një element me shumë cilësi si Casemiro për ndeshjet e radhës.

Shkak është bërë një zënkë në minutën e 67 të ndeshjes kur Shlup i miqve dhe Antoni i vendasve u përplasën njëri me tjetrin.

Futbollisti i Crystal Palaces shtyu brazilianin në rrethimet e fushës dhe kjo solli përplasjen që u shoqërua me një zënkë masive snë fushë.

Gjyqtari u ftua nga VAR që të shihte pamjet e asaj zënke, pasi Casemiro në ato momente i kishte vënë duart në fyt Uill Hjugs.

Me rishikimin e pamjeve, për kryesorin nuk kishte dyshime dhe ai i tregoi menjëherë brazilianit kartonin e kuq.

Një karton që do të ketë shumë peshë pasi i dhënë për sjellje josportive, sjell automatikisht tre ndeshje pezullim.

Kështu, ai do të jetë larg fushave të lojës për sfidat ndaj Lids dhe atë ndaj Leister në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat