Napoli nuk gabon, një hap drejt titullit 

Futboll

Napoli nuk gabon, një hap drejt titullit 

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 14:27
Pamje nga ndeshja

Napoli ka treguar lojë të madhe, sidomos në pjesën e dytë shpërtheu me gola.

Napolitanët shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Spezia-s.

Golat i realizuan futbollistët Kvaratskhelia (47'-nga penalltia), Osimhen (68' e 73'). 

Amir Rrahmani u paraqit titullar. 

Reprezentuesi i Kosovës, ka dëshmuar lojë shumë të mirë në këtë fitore të madhe, duke e bërë një hap drejt titulli në Itali.

Napoli kryeson me 56 pikë dhe Spezia renditet në vend 17-të me 18 pas 21 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat