Manchester United: 6 lojtarë me valixhet gati

Futboll

Manchester United: 6 lojtarë me valixhet gati

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Manchester United: 6 lojtarë me valixhet gati

Manchester United për një eksod masiv në merkaton e verës, pasi të paktën 6 futbollistë do të largohen nga “Old Trafford”.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “Daily Star”, që zbulon edhe listën e futbollistëve që nuk janë në planet e trajnerit Erik Ten Hag.

I pari në listë është mbrojtësi Harry Maguire, që këtë sezon është aktivizuar me pikatore.

I ardhur për vlerën e 80 milionë eurove disa vite më parë, duke qenë edhe mbrojtësi më i shtrenjtë, Maguire do të largohet verën e ardhshme. Madje ai ishte në këtë listë që këtë janar.

Një tjetër emër i njohur është mesfushori skocez Scott McTominay, që është aktivizuar shumë pak këtë sezon.

Në këtë listë janë edhe sulmuesi francez Anthony Martial, mesfushori holandez Donny van de Beek si dhe mbrojtësit Alex Telles e Eric Bailly, që nuk bëjnë pjesë në planet e United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat