Montella: Isha pranë një tragjedie të madhe

Futboll

Montella: Isha pranë një tragjedie të madhe

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:24
Montella

Pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë, Vinçenzo Montella, trajneri i Adana Demirspor, ka folur për “Corriere della Sera” rreth kësaj tragjedie.

“Lojtarët e mi u zgjuan nga familjarët që ishin në rrugë. Binte shi i madh në Adana dhe një skenar apokaliptik me përmasa të mëdha po kalonte para syve të tyre.

Epiqendra e tërmetit është dyqind kilometra larg, por lëkundjet kanë qenë të forta dhe të vazhdueshme dhe e kemi ndjerë shumë.

Gratë dhe fëmijët kishin lënë shtëpitë e tyre, ata qanin me të madhe.

I dëgjoja britmat e tyre nga celulari.

Fëmijët e mi më telefonojnë dhe më kërkojnë të kthehem në shtëpi.

Unë i qetësova, por tani do të doja t’i përqafoja fort.

Më duhet kjo gjë për t’u ndjerë mirë fizikisht edhe emocionalisht.

Ndihem si një njëri me fat, iu afrova një tragjedie të madhe, por për fatin tim të mirë nuk pësova gjë”, është shprehur Montella.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat