Liverpool nuk i rinovon kontratën mesfushorit

Futboll

Liverpool nuk i rinovon kontratën mesfushorit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:22
Liverpool

Skuadra e Liverpool ka vendosur të mos i rinovojë kontratën mesfushorit nga Guniea, Naby Keita. 27-vjeçari luan me “reds” që prej vitit 2017 dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, por ajo nuk do t’i rinovohet.

Lajmin e konfirmon “Sky Sports”, që shton se Keita mund të rikthehet në Bundesligë, ku dhe luante me Leipzig, para se të transferohej në Premier League. Janë disa skuadra gjermane që kanë shfaqur interes për mesfushorin, 127 ndeshje e 11 gola me Liverpool.

Duket se trajneri Jurgen Klopp nuk është shumë i kënaqur nga Keita, që këtë sezon e ka aktivizuar vetëm në 6 ndeshje në kampionat.

 

Për këtë arsye, palët kanë vendosur të divorcohen, ndaj Keita po sheh mundësinë që të luajë srëish në Gjermani

Mesfushori nga Guniea i kshthoi 60 milionë euro Liverpool në vitin 2018, kur u ble nga “reds”, ndërsa tani ai do të largohet me koston zero.

Te Liverpool janë disa lojtarë që u skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat