Real Madridi nuk i beson më Carlo Ancelottit

Futboll

Real Madridi nuk i beson më Carlo Ancelottit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:36
Carlo Ancelotti

I lënë pas në ligë dhe i mundur në Superkupën e Spanjës, trajneri italian kërcënohet me largim nga stoli.

Gjatë qëndrimit të tij të parë në kryeqytetin spanjoll (2013-2015), tekniku italian u shkarkua, vetëm një vit pasi ngriti Ligën e Kampionëve të dhjetë të shumëpritur nga klubi. Pothuajse tetë vjet më vonë, skenari ka të ngjarë të përsëritet, shkruan abcnews.al.

Reali tani është i dyti në renditjen e La Liga-s, tetë pikë prapa rivalëve të Barcelonës.

Në përpjekje për të ringjallur ekipin e tij, Ancelotti, sipas shtypit madrilen, do të përpiqej të bënte një ndryshim taktik nga 4-3-3 në 4-2-3-1.

Nga ana e tij, Relevo sqaron se italiani ka humbur besimin në klub. Por ai gjithmonë mund t’i thotë vetes se Brazili ka disa muaj që po e pret atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat