Ish-futbollisti i Atletiko Madridit del nga burgu dhe shënon gol

Futboll

Ish-futbollisti i Atletiko Madridit del nga burgu dhe shënon gol

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:33
Nikolas Skiapakase 

Ish-futbollisti i Atletiko Madridit Nikolas Skiapakase shënoi golin e tij të parë për La Luz në Primera Division (Uruguai) pasi u lirua nga burgu.

Ekipi i tij humbi 3-1 kundër Montevideo Uanderers.

Skiapakase u dënua me 14 muaj burg pasi u akuzua se trafikonte armë zjarri dhe municione.

Por ai qëndroi vetëm 2 muaj e 12 ditë pasi pjesa tjetër e dënimit u plotësua me gjashtë muaj arrest shtëpiak, me autorizim gjyqësor, për të qenë në gjendje të stërvitet dhe të luajë ndeshjet e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat